Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA 1-2 BALLKANI

Ballkani pa kalkulime, me gola sa Drita e Prishtina bashkë

Foto: KFDrenica/fb

Ballkani pa kalkulime, me gola sa Drita e Prishtina bashkë


26 November, 2020 @15:35

Skuadra e Ballkanit ka arritur edhe fitoren e dhjetë të stinorit sot, duke e mposhtur Drenicën si mysafire në Bajram Aliu të Skenderajit 1-2 [Azem Bejta 89 - Ermal Krasniqi 3, Mirlind Daku 29].

Me golat e shënuara sot, Ballkani ka arritur kuotën e 37 golave në Superligë, sa kanë bashkë fituesit e trofeve të stinorit të kaluar: Drita kampione 19, Prishtina fituese e Kupës 18.

Shpejtësia dhe loja e mirë e Ballkanit, që në momentet e para të ndeshjes solli fryt dhe fitorja u duk e padiskutueshme në pjesë të parë të ndeshjes.

Në pjesë të parë, dominim total i Ballkanit. Që nga fillimi i ndeshjes, kur Ermal Krasniqi me qetësi shënon për 0-1 në minutat e para të duelit, suharekasit kontrolluan tërëisht lojën.

Bile, trajneri i vendasve, Bledar Devolli u tërhiqte vëmendjen lojtarëve, që menzi kalonin topin përtej mesit të tyre të fushës, e shpejt Ballkani goditi përsëri, me Mirlind Dakun në formë për 0-2.

TABELA AKTUALE

Nuk vonoi, Devolli largoi tri lojtarë nga loja në pjesë të parë - duke zënvedësuar Valdo Zeqaj, Shkëlzen Lushtaku dhe Almedin Muratin me Lulzim Doshlaku, Albutrim Morina dhe Egzon Fazliun, për të qetësuar lojën e shpejtë dhe të pandalshme të mysafirëve.

Rastet e mysafirëve vazhduan edhe në pjesë të dytë, por goli i tretë s’erdhi assesi. Derisa në anën tjetër trajneri i Drenicës, Devolli bëri gjithçka nga vetja për t’i motivuar futbollistët e tij ashtu që të ndërrohet loja.

TOP GOLASHËNUESIT

E kështu, me zëvendësimet e tij dhe insistimin, pas dështimeve të Ballkanit për të shënuar golin e tretë, përmes Azem Bejtës Drenica shënoi golin për 1-2 dhe në minutat e fundit kërkoi edhe barazimin, por koha s’mjaftoi më.

Fitorja çon Ballkanin e Ismet Munishit në 32 pikë, 5 më shumë sesa Drita ndjekëse, ndërsa Drenica për momentin mbetet në pozitë të pestë të klasifikimit me 18 pikë të tubuara deri tash, derisa regjistron humbjen e dytë radhazi, pas një starti tejet të mirë me trajnerin e ri.

Në xhiron e radhës, Ballkani pret Arbërinë, ndërsa Drenica Llapin.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga