Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HYRJA FALAS!

Ballkani sot kërkon rezultat

Fotot: FCBallkani/ fb

Ballkani sot kërkon rezultat


23 July, 2024 @7:03

Pas dështimit në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, ku u befasua nga kampioni i Andorrës Santa Coloma, Ballkani do të vazhdojë rrugëtimin evropian këtë verë prej rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ekipi suharekas, kampion i trefishtë i Kosovës dhe aktual pret sot prej orës 18:00 në “Zahir Pajaziti” ekipin maltez Hamrun Spartans. Përballja që do të luhet në Podujevë është e para e çiftit, ndërsa javën tjetër si mysafir të Hamrunit suharkeasit do të kuptojnë nëse po e kalojnë këtë rreth.

Përndryshe, Ballkanin e ka dashur fati në short të UEFA-së këtë verë, ndërsa ekipit i ka mbetur të tregojë veten në fushë për të shkuar tutje, pse jo për të përsëritur suksesin e arritjes së fazës grupore.

Sa i përket ndeshjes, te Ballkani nuk ka mungesa nga lëndimet. Dje pasdite në “Zahir Pajaziti” ekipi i Ilir Dajës ka kryer edhe stërvitjet e fundit para ndeshjes. Ndërsa një ditë më parë klubi ka njoftuar se hyrja është falas për adhuruesit e ekipit me thënien, bashkë jemi më të fortë.

Sa i përket shortit të lehtë, Ballkani kishte ndër ekipin më të lehtë në rreth të parë të Ligës së Kampionëve që nuk arriti ta kalojë. Ka marrë ekip të lehtë si kundërshtar edhe në rreth të dytë të Ligës së Konferencës dhe nëse e kalon këtë, përsëri e pret rival i lehtë edhe në rrethin e tretë kualifikues për Ligë të Konferencës.

Ndeshja Ballkani - Hamrun Spartans do të transmetohet në RTK.


 
Të gjitha lajmet nga