SUHAREKË

Foto: KFBallkani/fb
Ballkani vazhdon edhe me Armend Thaqin
1 June, 2022 @23:06
Njëri ndër lojtarët më të mirë të krahut të djathtë në Superligë të Kosovës dhe futbollisti i parë nga Superliga që fitoi minutazhë në kombëtaren e Kosovës, Armend Thaqi, ka vazhduar marrëveshjen me ekipin kampion.
Thaqi 29-vjeç, ka nënshkuar kontratë me suharekasit edhe për dy stinorë tjerë, duke e çuar marrëveshjen në qershor 2024.
Derisa Ballkani për herë të parë këtë stinor u bë kampion në histori, ata presin që me Thaqin e sigurt në krah të arrijnë sukses edhe në gara ndërkombëtare, së paku duke kaluar pengesën e parë në kualifikime për Ligë të Kampionëve.
Thaqi ka luajtur në Superligë këtë stinor me katër gola dhe gjashtë asistime për ekipin e tij, ndërsa është paraqitur në 30 nga 36 ndeshjet kampionale.