ROSSONERI
Balotelli shënon, Milan mposht Udinen
22 September, 2015 @22:39
Fitorja e xhiros së parë ndaj Juventusit, i bëri shumë keq Udineses. Si duket gëzimi i madh për fitore ndaj kampionit i bëri lojtarët nga Friuli me vetëbesim të tepruar dhe sonte ata kanë regjistruar humbjen e katërt me radhë në Serie A.
Milan është treguar i saktë dhe i fuqishëm në pjesë të parë, duke shënuar shpejtë dhe duke qëlluar tre herë portën e Orestis Karnezisit për të siguruar fitoren 2-3 në fund.
Tentimi për rikthim i ekipit të Stefano Colantuonos ka qenë i pamjaftueshëm dhe përkundër dy golave të shënuara, ata nuk kanë arritur së paku të shpëtojnë një pikë në shtëpi.
Milan ka regjistruar fitoren e tretë të stinorit sonte, derisa Mario Balotelli nga gjuajtja e lirë realizoi golin e parë për Rossonerët në Serie A, prej se u rikthye në ekip.