LLOGARIA
Serie A mund të mposht Premiershipin për Champions League!
BBC
22 September, 2015 @20:13
Skuadrat angleze nuk kanë arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në 2 nga 3 stinorët e kaluara. Me renditjen e re të koeficienteve të UEFA-së, që llogarit 5 stinorët e fundit, Anglia është aktualisht e treta, pas Spanjës e Gjermanisë.
Italia është e katërta, me 4 pikë më pak se Anglia. Tre vendet e para në këtë renditje, sigurojnë 4 vende për Champions League.
Performancat e ekipeve në Champions League dhe Europa League japin më shumë pikë për shtetet prej nga ato vinë.
Nëse rezultatet e stinorit të kaluar në kupa europiane përsëriten, atëherë Italia do të dalë mbi Anglinë në stinorin 2017/18 dhe Premier League do të dërgojë vetëm 3 ekipe në Champions.
Juventus arriti finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Napoli dhe Fiorentina shkuan në gjysmëfinale të Europa League në stinorin e kaluar. Aktualisht në Europa League janë dy ekipeve angleze dhe 3 italiane.
Si fitohen pikët?
CHAMPIONS LEAGUE | EUROPA LEAGUE | ||
Eliminimi në raundin e parë kualifikues: | 0.5 pikë | 0.25 pikë | |
Eliminimi në raundin e dytë kualifikues: | 1 pikë | 0.5 pikë | |
Eliminimi në raundin e tretë kualifikues: | - | 1 pikë | |
Eliminimi në Play-Off: | - | 1.5 pikë | |
Pjesëmarrja në grupe: | 4 pikë | - | |
Fitorja në grupe: | 2 pikë | 2 pikë | |
Barazimi në grupe: | 1 pikë | 1 pikë | |
Tjetër: | Klubet marrin pikë shtesë nëse arrijnë në fazën eliminatore, çerekfinale, gjysmëfinale ose finale. | Klubet marrin minimum 2 pikë nëse arrijnë grupet dhe fitojnë pikë shtesë për arritje në çerekfinale, gjysmëfinale ose finale. |
RENDITJA AKTUALE:
1 | Spanja | 86.427 | ||
2 | Gjermania | 68.177 | ||
3 | Anglia | 65.659 | ||
4 | Italia | 61.605 |