SHQIP NË BOTË
Tarashaj vazhdon kontratën për 4 vite
22 September, 2015 @19:54
Sulmuesi i ri i Grasshopersit, Shani Tarashaj, ka vazhduar kontratën edhe për katër stinorë tjerë me ekipin e tij, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit zviceran sot.
Tarashaj që është pjesë e Grasshopersit që nga mosha 13 vjeçare dhe ka kaluar të gjitha nivelet e klubit për të arritur këtu ku është sot, ka shënuar 6 gola dhe ka regjistruar një asistim këtë stinor në Superligën zvicerane.
Ai është me origjinë nga Prizreni, ndërsa aktualisht është pjesë e kombëtares U-21 të Zvicrës, për të cilët ka shënuar një gol në fitoren e fundit të Zvicrës U-21 ndaj Kazakistanit U-21, në kualifikime për europianin Polonia 2017.
Tarashaj është aktualisht 20 vjeçar.
“Tarashaj është shembull i punës së suksesshme e punës së Grasshopersit me të rinjtë. Jemi shumë të kënaqur që ai ka mbetur pjesë e klubit,” ka thënë shefi ekzekutiv i klubit, Manuel Huber, transmeton faqja zyrtar e klubit zviceran.