DORËHIQET
Carneiro, largohet nga Chelsea
22 September, 2015 @19:11
Doktoresha e famshme e Chelseat, Eva Carneiro, ka vendosur që të largohet nga klubi, 6 javë pasi që u kritikua nga Jose Mourinho.
Carneiro 42 vjeçe u përul në rolin e saj në ekip nga trajneri Mourinho në ndeshje ndaj Swanseat më 8 gusht. Chelsea kërkoi që ajo të kthehet në punë, por tashmë ajo ishte e vendosur që të kërkojë të drejtën e saj përmes gjyqësisë.
Përndryshe, Federata Angleze (FA), do të mirret me Mourinhon për çështjen Carneiro këto ditë.