NGA LIBRI
Sir Alex, më i paguar se çdo lojtar
22 September, 2015 @15:18
Sir Alex Ferguson, ish trajner i Manchester Unitedit, në librin e tij të fundit, ka bërë të ditur se ai ka nënshkruar marrëveshje me ekipin e tij, ku u ka bërë të ditur pronarëve të klubit, se asnjë lojtar nuk duhet të jetë më i paguar se ai në ekip.
“U kam thënë atyre se nuk mendoj që është korrekte se Wayne Rooney të pagohet dy herë më shumë sesa unë,” ka thënë Ferguson, transmetojnë mediat angleze pjesë nga libri “Leading”.
“Pajtohem plotësisht me ju, por çka duhet të bëjmë,” ka thënë Joel Glazer, njëri nga bashkëpronarët e ekipit.
“Thjeshtë! U pajtuam që asnjë lojtar nuk bën të pagohet më shumë se unë,” ka vazhduar më tej Ferguson.
Ferguson këtë marrëveshje e kishte bërë në vitin 2010 me pronarët e Manchester Unitedit.