KOMESARI
Munishi dhe Statovci, në disciplinore
22 September, 2015 @14:21
Ismet Munishit, i është inicuar Procedurë Disciplinore nga FFK-ja, ka bërë të ditur sot Komesari i Garave të FFK-së, Ismet Ahmeti, përmes një njoftimi.
Munishi, ka reaguar ashpër dhe vrazhdë ndaj referit kryesor të ndeshjes Hajvalia-Ferronikeli të zhvilluar dje, Gramos Shala, në minutën e 40-të të ndeshjes, është arsyetimi nga KG, bazuar në raportin e vëzhguesit të ndeshjes.
Në anën tjetër, edhe ish lojtari dhe tash ndihmës trajneri i Vushtrrisë, Faruk Statovci, ka bërë gjeste josportive ndaj treshes së referëve në përballjen Prishtina - Vushtrria, ndaj të cilit është ngritur procedurë disciplinore.