TAVOLINA
Vëllaznimi, mund të dënohet
22 September, 2015 @14:27
Për shkak të mosudhëtimit në përballjen e fundjavës ndaj 2 Korrikut në Prishtinë, skuadrës së Vëllaznimit të Gjakovës i është inicuar Procedurë Disciplinore nga FFK-ja.
Ekipi gjakovar nuk kishte marrë rrugë për Prishtinë të shtunën, kur duhej të paraqitej në fushë për tu përballur me ekipin e 2 Korrikut dhe tashmë ata mund të dënohen me humbje të ndeshjes në tavolinë. Përflitet se lojtarët e ekipit kuqezi nuk kanë udhëtuar, pasi që nuk kanë marrë pagat nga ekipi.
Vëllaznimi nga 4 xhirot e deritashme të zhvilluara ka shënuar 1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Kurse në ndeshjen e xhiros së pestë, ekipi gjakovar nuk udhëtoi.