Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - DRITA

Barazim në kryeqytet, Drita pushon me 3 pikë epërsi

TOPSPORTI / D.SH

Barazim në kryeqytet, Drita pushon me 3 pikë epërsi


20 December, 2020 @15:28

Ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në Superligë u luajt sot mes Prishtinës dhe Dritës.

Kjo ndeshje ishte mbetur pa u luajtur nga xhiroja e tretë, ndërkohë që sot u mbyll me rezultat 1-1 (Besnik Krasniqi (P) 39’ / Fidan Gërbeshi 85’ (P)).

Si zakonisht gjatë këtyre viteve të fundit, edhe takimi i sotëm mes Dritës dhe Prishtinës nuk dhuroi shumë gola. Në 10 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, vetëm 2 herë janë shënuar mbi 2 gola.

Golshënues i vetëm në pjesën e parë ishte Besnik Krasniqi i vendasve.

Krasniqi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 39’, për ta dërguar Prishtinën me epërsi minimale në pushim mes pjesëve.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, gjithashtu u shënua vetëm një gol. Për dallim nga pjesa e parë, kësaj radhe shënoi Drita.

Rreth 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, gjyqtari kryesor akordoi penallti për mysafirët, e nga pika e bardhë nuk gaboi Fidan Gërbeshi, për t’ia mundësuar skuadrës së tij të largohet me një pikë nga kryeqyteti.

Në minutat shtesë të ndeshjes (90+2’), Ilir Blakqori i Dritës u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë, por kjo nuk luajti rol në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Gjilan ishte mbyllur 0-0 dhe për këtë arsye në përballjet direkte momentalisht më mirë qëndron Drita.

Përkundër rezultatit të sotëm, Drita shpallet kampione vjeshtore e Superligës së Kosovës në futboll, ndërkohë që stinori pranveror pritet të jetë gjithashtu interesant.

Momentalisht, Prishtina ndodhet 9 pikë larg vendit të parë, kurse rivali më i afërt i Dritës është Ballkani, që ka vetëm 3 pikë më pak.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga