Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA 0-0 PRISHTINA

Haxho pret penallti, për të shpëtuar Prishtinën ndaj kampionit

Foto: prishtinafc.com

Haxho pret penallti, për të shpëtuar Prishtinën ndaj kampionit


10 November, 2020 @15:42

Momenti më i rëndësishëm i ndeshjes ka ndodhur në minutën e 18 të takimit, ku iu akordua penallti Dritës.

Erjon Vuçaj goditi nga pika e bardhë për të parë topin e pritur nga portieri i Prishtinës Eglant Haxho, i cili doli të jetë hero i ndeshjes pasi që shpëtoi skuadrën e Zekirija Ramadanit nga humbja.

Pas kësaj Drita kishte edhe disa raste. Së pari Xhevdet Shabani (25, 36), pastaj edhe Astrit Fazliu (40) tentuan, por s’arritën të shënojnë.

TABELA AKTUALE

Prishtina kishte vetëm një gjysmërast në pjesë të parë, me Endrit Krasniqin.

Në pjesë të dytë edhe Qëndrim Zyba pat rast për shënim për Prishtinën, ndërsa 5 minuta para fundit të ndeshjes Kastriot Rexha ka qëlluar shtyllën e portës së mysafirëve, për t’i dhënë edhe fund mundësive tjera në ndeshje.

Deri në fund nuk u prekën rrjetat dhe kështu dy skuadrat që dolën me trofe nga stinori i kaluar, Drita kampione dhe Prishtina fituese e Kupës, u ndanë baraz pa gola, 0-0.

Derisa Drita mbetet e dyta në renditje me këtë barazim dhe ka 23 pikë, duke regjistruar barazimin e dytë të stinorit, Prishtina në pozitë të pestë me 15 pikë me barazimin e tretë pas fitores së fundit dhe tre humbjeve radhazi që kishte.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga