FLAMURTARI 1-1 FERIZAJI

Barazim në Prishtinë, tashmë si ekip i Superligës
30 April, 2022 @17:33
Ferizaji që siguroi ditë më parë Superligën, tashmë ka zhvilluar ndeshjen e parë si anëtar i sigurt i Superligës prej edicionit 2022/23, ndërsa ka barazuar ndaj Flamurtarit në Xhemajli Ibishi.
Të drejtuar nga Arbnor Morina, të kaltërit mysafirë kanë nxjerrë barazim me rezultat 1-1 ndaj Flamurtarit, derisa golin e vetëm për Ferizajin e shënoi Gentrit Haliti.
Flamurtari në anën tjetër pa asnjë motiv në renditje, ka përfunduar edhe një ndeshje, dy xhirot para fundit të stinorit.