Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - PRISHTINA

Barazim në Suharekë, Ballkani -2 nga kreu

FOTO / Ballkani

Barazim në Suharekë, Ballkani -2 nga kreu


18 July, 2020 @19:12

Pa fitues është mbyllur dueli mes Ballkanit dhe Prishtinës në Suharekë. Therandasit sot kishin mundësinë që të barazoheshin me pikë me Dritën lidere, mirëpo këtë ia mohoi Prishtina, që nuk u largua pa pikë nga Theranda, 2-2 (Blend Baftiu (P) 12’, Kushtrim Gashi 44’ / Endrit Krasniqi 17’, Oto John 60’).

Ndeshja filloi mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi 1-0 përmes penalltisë së shënuar nga Blend Baftiu (12’). Megjithatë, gëzimi vendas zgjati pak.

Ishte Endrit Krasniqi i Prishtinës ai që shënoi për 1-1 vetëm 5 minuta më vonë (17’). Krasniqi fillimisht e shpërdoroi penalltinë, por për fatin e tij të mirë, topi i pritur nga portieri Ruxhi u kthye përsëri te ai, e nga tentimi i dytë ai u tregua i saktë.

Pak para fundit të pjesës së parë (44’), Kushtrim Gashi i vendasve me një supergol nga distanca bëri që Ballkani të shkonte në pushim mes pjesëve me epësi 2-1.

TABELA AKTUALE

Pjesa e dytë kaloi me vetëm një gol të shënuar.

Ishte sulmuesi Oto John i mysafirëve ai që e gjeti rrjetën në minutën e 60’ të ndeshjes, gol që doli të ishte i mjaftueshëm që Prishtina të largohet me pikë nga Suhareka. Në vazhdim të ndeshjes gola më nuk pati përkundër orvatjeve të skuadrave për shënim dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 2-2,

Me Prishtinën që është jashtë garës për titull, Ballkani shpreson në ndeshjen direkte ndaj Dritës në Suharekë, ndeshje që luhet në xhiron e fundit dhe që më shumë gjasë do të jetë vendimtare në përcaktimin e kampionit për këtë sezon.

Kujtojmë që Ballkani e Prishtina do të takohen mes vete në finalen e Kupës së Kosovës. Ajo ndeshje do të luhet më 29 korrik.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga