Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVENTUS 1-1 VERONA

Barazimi i tretë për Juven, Vrioni në fushë

Barazimi i tretë për Juven, Vrioni në fushë


25 October, 2020 @23:20

Përsëri Juventus ka dështuar të fitojë ndeshje, derisa i është falur golit të Dejan Kulusevskit për të siguruar pikën ndaj Veronës.

Pas pjesës së parë të barabartë dhe pa gola, 0-0, ka qenë Andrea Favilli që i dha epërsinë Veronës 0-1 (60).

Të dyja skuadrat kishin mungesa të theksuara në këtë ndeshje, derisa zëvendësuesi Kulusevski me një moment magjik barazoi në 1-1 (77).

TABELA AKTUALE

Gola s’kishte më në lojë, derisa trajneri i bianconerëve Andrea Pirlo i dha rast sulmuesit të Shqipërisë Giacomo Vrioni duke e futur atë në lojë në minutën e fundit të ndeshjes në vend të Aaron Ramseyt.

Deri në fund të ndeshjes, Marco Silvestri i Veronës ka mohuar rastet e shumta të Juves na Andrea Rabiot, Paolo Dybala, Juan Cuadrado e Alvaro Morata.

Pas këtij barazimi Juventus është i pesti në Serie A me 9 pikë nga 5 ndeshje, derisa Verona ka 8 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A