CAMP NOU
Barça mposht edhe njëherë Cityn
18 March, 2015 @22:06
Në një super ndeshje të futbollit me raste të panumërta nga të dyja palët, Barcelona ka arritur të mposht edhe njëherë Manchester Cityn për tu kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të tetë me radhë.
Përkundër rasteve të panumërta, portieri i Cityt, Joe Hart që ka mbrojtur një morri tentimesh të Barcelonës dhe ai i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, që ka pritur disa raste dhe një penallti të Sergio Agueros, ishin figurat kryesore në lojë.
Golin e vetëm në ndeshje për Barcelonën e shënoi kroati, Ivan Rakitic, për të cilin ishte goli i parë i stinorit në Ligë të Kampionëve, derisa Lionel Messi ka qenë i shkëlqyeshëm në lojën e tij, si zakonisht.