MES QUE UN CLUB

REUTERS/Albert Gea
Barça shkel Espanyolin
6 January, 2013 @20:24
Barcelona ka vazhduar si Barcelona. Djelmoshat e Tito Vilanovas kanë shkatërruar rivalin lokal të qytetit Espanyolin, e cila po kalon ditë të këqija në La Liga.
Kthimi i Tito Vilanovas në bankën e Barcelonës pas operimit të suksesshëm nga kanceri i rikthyer i tij, ka lënë mbresa të jashtëzakonshme si te lojtarët, por edhe te të pranishmit e tjerë në ndeshje dhe opinioni i gjërë.
Përndryshe katalonasit me këtë fitore kanë arritur kuotën e 52 pikëve në La Liga dhe aktualisht kanë 12 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid, që luan sonte më vonë.
Espanyoli në anën tjetër, ka 15 pikë dhe gjindet në zonën e rrezikshme të La Ligas.
REZULTATI:
Barcelona - Espanyol 4-0 (Xavi 10, Pedro 15, 27, Messi 29)