Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOS BLANCOS

Ronaldo shpëton Realin

REUTERS/Juan Medina

Ronaldo shpëton Realin


6 January, 2013 @18:49

Me golin e shpejtë të shënuar nga Karim Benzema, që në minutën e dytë, pritej një fitore e lehtë dhe e shpejtë e Real Madridit sonte. 

Mirëpo, Real Sociedad nuk e kishte këtë mendim, pasi që nuk kishte ardhur me flamur të bardhë në Santiago Bernabeu. E posaçërisht mesfushori i tyre Xabi Prieto i cili qerrasi madrilenët me hat-trick dhe dramë deri në momentet e fundit të ndeshjes. 

Jose Mourinho edhe këtë ndeshje e filloi pa Iker Casillasin në portë, mirëpo u desht që ta fus pas vetëm 6 minutave pasi që portieri i “parë” i Realit, Antonio Adan u ndëshkua me karton të kuq. 

E tërë ndeshja u shkëputë në momentin kur Cristiano Ronaldo me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë kur u bë rezultati 4-2 për Real Madridin, ndërsa pasi Xabi Prieto e uli epërsinë në 4-3 dhe Dani Estrada u përjashtua pas dy të verdhave - më baskët nuk kishin fuqi t’i bënin ballë kampionëve. 

Real Madrid tash ka 36 pikë dhe gjendet në vendin e tretë të La Ligas, derisa Sociedad mbetet në vendin e tetë me 25 pikë. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga