ROSSONERI

REUTERS/Giampiero Sposito
Me fanella kundër racizmit
6 January, 2013 @15:51
Lojtarët e Milanit sot para ndeshjes me Sienan kanë dalë të stërviten para ndeshjes me fanellat që mbajnë slloganin: Milan kundër racizmit.
Ky akt i rossonerëve vjen pas incidentit që ndodhi ditë më parë kur lojtari i tyre Kevin Prince Boateng u fye nga tifozë të Pro Patrias në ndeshje miqësore.
Kjo ndeshje u ndërpre nga gjyqtari për të mos u vazhduar kurrë, derisa Boateng dhe bashkëlojtarët e tij kishin lënë fushën e lojës në shenjë proteste.
Boateng ka mbledhë shumë adhurues dhe përkrahje bashkë me klubin kuqezi nga Milano, për shkak të këtij akti.