SHQIPTARI NË AUSTRALI

Edhe 2 gola nga Berisha
6 January, 2013 @14:01
Sulmuesi kosovar Besart Berisha shënoi dy herë pas epërsisë 3-0 të vendasve nga Melbourne Heart.
Ai uli epërsinë në 3-2 me një gol nga penalltia në minutën e 74-të dhe minimizoi epërsinë e kundërshtarit pas vetëm dy minutave me golin e radhës, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të merr së paku një pikë nga takimi.
Me këtë humbje ekipi i Berishës, Brisbane Roar, ka rënë në vendin e shtatë duke dalë nga zona e play-offit. Ndërsa Berisha me golin e tretë të tij në vitin 2013 dhe të tetin në përgjithësi gjindet i katërti në listën e golashënuesve më të mirë të A League të Australisë.