ROSSONERI

REUTERS/Giampiero Sposito
Milani i ri luan sigurtë
6 January, 2013 @17:26
Massimiliano Allegri i ka organizuar mirë djelmoshat e tij të rinj, të cilët dukeshin të koordinuar dhe më të sigurtë në mbrojtje sesa në ndeshjet tjera, derisa Milan arriti që të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Sienas në San Siro.
Ish lojtari i Barcelonës dhe Romës, Bojan Krkic, ka arritur të shënojë i pari vetëm dhjetë minuta para se të futet në lojë, derisa ishi i Sampdorias dhe Interit, Giampaolo Pazzini nga penalltia ka përfunduar dilemën e fituesit në ndeshje.
Siena deri në fund vetëm ka arritur të ulë epërsinë e rossonerëve, derisa vazhdon të mbetet e ngujuar në fund të tabelës së elitës italiane.
Sulmuesi shqiptar, Erion Bogdani, pas shumë kohësh ka qenë pjesë e ekipit të parë të Sienas derisa ka qëndruar në fushë për 90 minutat e plota të ndeshjes.
Milan gjendet në vendin e shtatë me 30 pikë.
REZULTATI:
Milan - Siena 2-1 (Bojan 67, Pazzini 80 - Paolucci 87)