BARCELONA
Barcelona dënohet, Neymar në burg?
23 November, 2016 @16:29
Pak orë para ndeshjes ndaj Celticut në Champions League, lajme negative shfaqen për klubin e Barcelonës.
Gjyqi spanjoll ka vendosur që Neymar të dënohet me 2 vite burgim për shkak të aferave korruptive që ndodhën në vitin 2013 kur ai u transferua nga Santosi tek Barcelona. Përveç Neymarit, me burg është dënuar edhe Sandro Rosell, i cili ishte president i Barcelonës në kohën kur ndodhi transferimi. Dënimi i Rosellit është 5 vite burgim, ndërsa klubi i Barcelonës do të paguajë afro 8 milionë euro dënim.
Sipas hetimeve, tek rasti i transferimit të Neymarit tek Barcelona, shumë persona janë korruptuar dhe lojtari ka ardhur tek Barcelona për një shumë monetare shumë më të madhe se që është raportuar zyrtarisht. Klubi katalunas thuhet të ketë korruptuar zyrtarë të ndryshëm të klubit brazilian, ndërsa ndër ta thuhet të ketë qenë edhe babai i lojtarit në fjalë.
Rosell, Neymar dhe babai i Neymarit do të paraqiten edhe një herë para gjyqit, ku do të kenë rastin të mbrohen, që nënkupton që vendimi për burgim nuk është i menjëhershëm.