ZLATAN IBRAHIMOVIC
“Më quani Napoleon Bonaparta”
23 November, 2016 @15:42
Në konferencën e mbajtur bashkë me Jose Mourinhon sot, Zlatan Ibrahimovic u shpreh tejet i lumtur për gjendjen e tij momentale.
“Kam 20 vite në futboll dhe po bëhem më i mirë me kalimin e viteve. Mund të më quani Napoleon Bonaparta, pasi që kam sunduar në secilin vend që kam shkelur. I kam lënë gjurmët e mija në të gjitha ligat ku kam luajtur.
Po shkëlqej 24 orë, por nëse ju doni, une do të shkëlqej edhe më tepër.]
Jam i lumtur tek United. Rezultatet do të vijnë, pasi që na mungoi vetëm fati në ndeshjet që i lamë pas.” - u shpreh suedezi shtatlartë.
Në këtë konferencë, Mourinho konfirmoi që United po e shqyrton mundësinë e zgjatjes së kontratës me Ibrahimovicin edhe për një sezon, pasi që 20 herë kampioni i Anglisë është i kënaqur me suedezin.