GRUPI D
Barcelona fiton përmes autogolit
27 September, 2017 @22:35
Barcelona ka dalë fituese në përballjen si mysafire ndaj Sportingut në Lisbonë sonte, duke fituar me rezulat minimal 0-1, përmes një autogoli të shënuar nga Sebastian Coates në fillim të pjesës së dytë.
Duhet theksuar se Sporting është treguar arrë e fortë, përkundër lojës së njohur të Barcelonës. Sidoqoftë, Barcelona ka ditur të merr 3 pikët e radhës për të mbajtur kreun e Grupit D me 6 pikë pas 2 ndeshjeve të zhvilluara.
Në duelin tjetër të Grupit B, Juventus ka arritur të merr 3 pikëshin e parë, duke e mposhtur Olympiacosin grek me rezultat 2-0, me gola që erdhën në pjesë të dytë nga Gonzalo Higuain, që shënoi nga afëria, si dhe Mario Mandzukic, që u gjet më së miri para portës së athinasve për fitoren e parë të nënkampionëve aktual europian në këtë stinor në Ligë të Kampionëve.