FERONIKELI
Gani Sejdiu jep dorëheqje nga Nikli
27 September, 2017 @21:43
Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Feronikelit.
Sejdiu lajmin e bëri të ditur nga faqja e tij personale në Facebook.
“Me keqëardhje e njoftojë opinionin se nga sot nuk jam pjesë e Feronikelit për arsye personale sepse në këtë periudhë dy mujore duhet me qenë afër familjes dhe e kam obligative. Me këtë rast falenderoj klubin për mirëkuptim dhe njëkohësisht ju uroj të vazhdojnë me sukses siç kanë bërë deri më tash”.
Nikli aktualisht gjendet në pozitën e 7 me 10 pikë të grumbulluara, pas 7 xhirove të luajtura.