Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCA

Barcelona ka marrëveshje verbale me Alaba

Foto: Bundesliga

Barcelona ka marrëveshje verbale me Alaba


9 March, 2021 @19:01

Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me mbrojtësin e Bayern, David Alaba, i cili në qershor mbetet lojtar i lirë, shkruan Goal.

Austriaku në fund të këtij edicioni do të largohet nga bavarezët, pasi që lojtari dhe bordi nuk kanë arritur marrëveshje, por ende nuk dihet se ku do të luaj sezonin tjetër.

Disa ditë më parë është përfolur se Alaba kishte një lidhje për një marrëveshje të mundshme me Real Madrid, por nuk pati ndonjë gjë konkrete, ndërsa Barca është futur në garë për t’i rivalizuar kundërshtarët e tyre më të urryer, në luftën për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga