Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONË

Barcelona raporton profit!

Barcelona raporton profit!


Teksti: BBC/Sports

20 September, 2022 @13:26

Sipas një njoftimi të botuar në faqen zyrtare të klubit, Barcelona ka raportuar profit prej 100 milionë eurosh në kuadër të vitit të kaluar financiar, ndërsa pret që përfitimi të shkojë rreth 300 milionë euro në vitin tjetër!

Këtë verë, klubi nuk ka arritur të regjistrojë lojtarët në LaLiga për shkak të humbjeve të raportuara që kapnin shifrën e rreth 450 milionë eurove! Sidoqoftë, ata u liruan duke bërë “leva ekonomike”. Klubi ka shkruar se ka mbyllur vitin financiar 2021/22 me qarkullim prej 950 milionë eurosh.

Përdorimi i levave ekonomike ka bërë që Barcelona të shesë të drejtat televizive të së ardhmes dhe një pjesë të Barca Studios, që prodhon materiale mediale.

Në gusht ata shitën 24.5% të Barca Studios për 100 milionë euro, të cilat i bleu Orpheus Media. Me këtë, Barcelona solli të ardhura të mjaftueshme, ashtu që të mund të regjistrojë lojtarët e ri në ekip.

Barcelona për momemtin është e dyta në renditjen e LaLigas me 2 pikë më pak sesa Real Madridi.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga