Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VALENCIA - BARCELONA

Barcelona shkëlqen ndaj Valencias, futet në top-katërshe

Barcelona shkëlqen ndaj Valencias, futet në top-katërshe


20 February, 2022 @18:11

Pas barazimit ndaj Napolit në Europa League, Barcelona sot ka impresionuar në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Xavi ka shënuar fitore 1-4 në udhëtim te Valencia, për t’u rikthyer kështu në top-katërshe.

Aubameyang shënoi tri herë, tri golat e tij të parë me fanellën e Barcelonës, e një herë shënoi Frenkie de Jong, për ta kompletuar “pokerin” e Barcelonës sot. Goli i vetëm i Valencias sot u shënua nga Soler.

Kështu, Barcelona për momentin e sheh veten brenda top-katërshes, kurse Valencia nuk po kalon një sezon të mirë dhe gjendet larg pozitave evropiane.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga