Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERGINO DEST

Barcelona zyrtarizon talentin e Ajaxit

Foto: FCBarcelona

Barcelona zyrtarizon talentin e Ajaxit


1 October, 2020 @14:24

Para pak çastesh Barcelona ka zyrtarizuar lojtarin e ri të skuadrës. Talenti i Ajaxit Sergino Dest do të bëhet lojtar i ri i Barcelonës.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me klubin dhe do të ketë klauzolën e lirimit prej 400 milionë eurove.

Në anën tjetër katalonasit kanë bërë të ditur gjithashtu se i tërë ky operacion për blerjen e lojtarit u ka kushtuar 21 milionë euro, plus 5 milionë euro tjera që do të mund të përfitojë Ajaxi si bonuse, varësisht nga performanca e lojtarit me klubin.

Dest është i lindur më 3 nëntor 2000.

LEXO: Ngritja dhe interesimi per Sergino Destin

Amerikani i lindur në Holandë, do të bart numrin 2 në fanellë.


 
Të gjitha lajmet nga