CAS
Barcelonës i ndalohen transferimet gjatë vitit 2015
30 December, 2014 @13:50
Barcelonës i është refuzuar ankesa në Gjyqin Arbitrar Sportiv (CAS) dhe klubi katalonas nuk do të ketë të drejtë transferimi të lojtarëve gjatë gjithë vitit të ardhshëm.
Kjo është kuptuar nga komunikata e lëshuar nga CAS sot, pasi që FIFA kishte ndaluar Barcelonën të transferojë lojtarë pasi që kishte shkelur rregullat lidhur me transferimin e fëmijëve, që ndjekin Akademitë e futbollit.
Përveç ndalesës, Barcelona do të duhet të paguajë edhe 450 mijë franga zvicerane gjobë.
Dënimi nga FIFA u dha në muajin prill të këtij viti, por duke e shtyer rastin dhe duke dërguar ankesa, Barcelona gjatë verës harxhoi edhe mbi 100 milionë funta për transferim të lojtarëve si: Luis Suarez, Jeremey Mathieu, Ivan Rakitic, Claudio Bravo, Marc Andre ter Stegen dhe Thomas Vermaelen.