Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FATI I KOSOVARIT

Baseli s’blen Zhegrovën, kthehet te Genku

Baseli s’blen Zhegrovën, kthehet te Genku


4 April, 2020 @14:12

Futbollisti i ri i reprezentacionit të Kosovës, Edon Zhegrova, do të kthehet te Genku.

Baselit i ka skaduar afati për blerjen e lojtarit që e kishte si huazim nga ekipi belg qe sa kohë.

Ndërkaq menaxheri i tij Marc van Osselar i ka thënë Blickut zviceran se është mëkat që Baseli nuk e ka shfrytëzuar rastin për ta blerë 21 vjeçarin pasi që do të kishte përfituar sigurt nga ai në të ardhmen.

Zhegrova u huazua nga Genk te Basel në shkurt të vitit 2018. Në stinorin 2019/20 ai ka regjistruar 19 paraqitje për ekipin duke shënuar dy gola dhe katër asistime.

Te Kosova ai ka shënuar 2 gola në 15 ndeshje sa është paraqitur.


 
Të gjitha lajmet nga International