Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Bastien Toma në elitën belge

KRC Genk

Bastien Toma në elitën belge


11 September, 2020 @16:57

Bastien Toma që nga sot është zyrtarisht lojtar i skuadrës belge Genk.

Gjithçka u bë zyrtare nga një postim i skuadrës belge në webfaqen zyrtare, njoftim në të cilin thuhet që Toma me skuadrën e tij të re ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

I lindur në Sion, 21-vjeçari Toma luan në mesfushë, ndërkohë që deri më tash ka luajtur me skuadrat zinxhirë të përfaqësueses së Zvicrës në futboll. Gjithsesi, shumë shpejt ai pritet ta kompletojë dokumentacionin dhe në vazhdim do ta përfaqësojë Kosovën.

Te Genku, Toma do ta gjejë Edon Zhegrovën, që rikthehet te kjo skuadër pas huazimit në Basel.


 
Të gjitha lajmet nga International