Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLIMPICO

Bastos te Roma

REUTERS

Bastos te Roma


20 January, 2014 @21:10

Ish mesfushori i krahut të Lyonit dhe Schalkes, Michel Bastos ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore huazimi me, titullndjekësin italian, Romën. 

Bastos, i cili së fundi luante në Emiratet e Bashkuara Arabe për Al Ainin, kërkonte rikthimin në Europë dhe rastin e gjeti te Roma, ku punon ish trajneri i tij, Rudi Garcia. 

Braziliani 30 vjeçar ka punuar me Garcian derisa ka qenë pjesë e Lilleit, derisa ka marrë numrin 20 në fanellë dhe do të mund të debutojë për ekipin e tij të ri që në ndeshjen e radhës ndaj Veronës. 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A