Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I RI

Shpresa e Betisit

REUTERS

Shpresa e Betisit


20 January, 2014 @15:01

Pas vetëm pesë ndeshjeve në La Liga, Juan Carlos Garrido u shkarkua nga detyra e tij si trajner i Real Betisit, njoftuan mediat spanjolle sot. 

Derisa, pak më parë ekipi nga Sevilla ka njoftuar se në vend të të shkarkuarit Garrido në detyrë është sjellë Gabriel Calderon. 

“Kjo është ëndrra ime. Situata delikate kur të gjithë do të jenë së bashku për të mirën e ekipit. Kam ardhur këtu me shpresë dhe besoj se do t’ia dalim,” kanë qenë fjalët e para të argjentinasit 53 vjeçar në konferencën e parë për shtyp si trajner i Real Betisit. 

Ekipi nga Benito Villamarin është duke kaluar një fazë tejet të keqe në La Liga, derisa gjindet në pozitën e fundit të tabelës. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga