KD I FFK

Batatina dënohet me 500€
29 October, 2021 @16:45
Deklaratat e Tahir Batatinës pas ndeshjes Llapi-Drita kanë bërë që ai të dënohet me 500 euro nga KD i FFK-së.
Në njoftimin e lëshuar sot, KD ka bërë të ditur se deklaratat e Batatinës lidhur me referimin e Genc Nuzës për ndikim në rezultat të ndeshjes Llapi-Drita, bazuar në nenin 40, paragrafi 1, pika c dhe nenin 10, paragrafi 2 të Rregullores Disiplinore “Dënohet me gjobë 500 euro” .
Batatina pas ndeshjes që Llapi e humbi ndaj Dritës kishte thënë se referi kryesor Nuza kishte pasur ndikim në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.