Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLLISTI I 2 KORRIKUT

“Situatë e komplikuar”

“Situatë e komplikuar”


29 October, 2021 @15:14

Futbollisti i 2 Korrikut Landrit Rama ka thënë se ekipi gjendet në situatë të komplikuar, pas rezultateve të fundit të skuadrës.

2 Korriku që nisi shumë mirë stinorin në Ligën e Parë Grupi B dhe nuk kishte humbje për shtatë xhirot e para të stinorit, në tre xhirot e fundit pësoi tri herë!

“Situatë e komplikuar për ne, por futbolli i ka këto, edhe në momentet më të vështira duhet kërkuar më e mira e mundshme, e veçanërisht në këto momente të palakmueshme që po kalojmë, sepse vërtetë është e dhimbshme kur e kujton se sa mirë e nisëm kampionatin, kurse tani nuk jemi as afër formës tonë më të mirë,” - ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit për të vazhduar.

“Sido që të jetë, qëndrojmë të bashkuar dhe me kokën lartë, sepse shpresojmë dhe besojmë se herët apo vonë, me punën që po e bëjmë, do t’i rikthehemi rezultateve që duam,” - ka shtuar Rama.

2 Korriku është nesër mysafir i Fushë Kosovës Fazli Grajqevci dhe do të tentojë që të kthehet te rezultatet pozitive.

Ekipi aktualisht ka rënë në pozitën e pestë të renditjes pas 3 humbjeve radhazi që i pësoi, ndërsa për momentin është larg kreut katër pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë