ZYRTARE
Barcelona konfirmon: Koeman shkarkohet
28 October, 2021 @0:23
Kryetari i klubit të Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë të ditur se pas humbjes së fundit nga Rayo Vallecano, Ronald Koeman më nuk është trajner i parë i ekipit katalonas.
Laporta ia ka komunikuar vetë holandezit këtë vendim. Ndërsa faqja zyrtare e klubit menjëherë pas daljes së informatave të para kanë bërë të ditur se Koeman është shkarkuar nga detyra e tij.
“Ronald Koeman do t’i thotë lamtumirë ekipit të enjten, 28 tetor, në Ciudad Deportiva. Barcelona dëshiron të falenderon Koemanin për shërbimet e tij dhe i dëshiron fat në karrierë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi.