VENDIMI I KD-së
Batatina përsëri në disiplinore
27 October, 2021 @14:20
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka gjetur materiale për të hapur procedurë përsëri ndaj kryetrajnerit të Llapit, Tahir Batatina.
Batatina së fundi në media, kishte akuzuar direkt gjyqtarin Genc Nuza për referim të anshëm në përballjen Llapi-Drita.
Në faqen e FFK-së, te Vendimi i KD-së shkruan:
“Kryetrajneri i FC ”Llapi” Tahir Batatina me nr ID.001144M77. Pas përfundimit të ndeshjes Llapi- Drita në prononcim për media akuzon gjyqtarët e ndeshjes në krye me Genc Nuzën për ndikim në rezultat dhe se ja dhuruan pikët FC ”Drita”. Sipas xhirimit TV. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC ”Llapi” Tahir Batatina. Afati datë 29.10.2021 ora 13:00.”