STAR OF THE GAMEWEEK XI
Ermal Krasniqi (KF Ballkani) - Ylli i javës (11)
26 October, 2021 @22:45
Ermal Krasniqi është bërë lojtari i parë që ka marrë dy herë çmimin e futbollistit të javës nga FFK, apo siç emërtohet çmimi “Ylli i javës”.
Krasniqi ka qenë vendimtar në përballjen e Ballkanit ndaj Prishtinës në fundjavë, duke shënuar një dhe duke asistuar një herë për të fituar trepikëshin për ta mbyll xhiron në krye të renditjes së Superligës.
Kujtojmë, çmimi Ylli i javës ipet nga ky stinor në Superligë, ndërsa ka filluar prej xhiros së dytë, kurse Ermal Krasniqi ka qenë lojtari i parë që ka marrë këtë çmim. Dhe me sot, ai është bërë lojtari i parë që ka marrë dy herë brenda stinorit këtë çmim.
Kurse sa i përket Ballkanit, ai është tash ekipi me më së shumti lojtarë që kanë fituar këtë çmim, ku Ermal Krasniqi ka marrë dy herë, ndërsa Armend Thaqi një herë.