MILAN 1-0 TORINO
Giroud bën Milanin lider
26 October, 2021 @23:10
Milan është lider i Serie A-së me fitore të shënuar sonte ndaj Torinos në San Siro. Fitorja e rossonerëve ka qenë minimale sonte, ndërsa atë e ka sjellë sulmuesi francez me përvojë i ardhur këtë stinor, Olivier Giroud.
Giroud ka shënuar në minutën e 14 të ndeshjes, duke gjetur shpejt në moment, për të futur topin në rrjetë nga afërsia pas një korneri, ndërsa Milan ka ruajtur epërsinë deri në fund të ndeshjes për të finalizuar duelin me 1-0 [Giroud 14].
Për Torinon, në 15 minutat e fundit të ndeshjes është paraqitur Mërgim Vojvoda, që ka zëvendësuar Singon, ndërsa Etrit Berisha ka qëndruar përgjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë.
Në anën tjetër, Giroud u zëvendësua nga Zlatan Ibrahimovic në 3 minutat e fundit të ndeshjes. Milan tash ka 28 pikë me një ndeshje më shumë sesa ndjekësi i parë Napoli, që ka 25 sosh dhe takohet me Bolognën më 28 tetor në mbrëmje.