DFB POKAL
Leart Paqarada shkëlqen me gol e asist, skuadra kualifikohet
27 October, 2021 @21:32
Mbrojtësi i krahut i Kosovës, Leart Paqarada, ka shënuar golin e parë të skuadrës ndërsa ka asistuar në golin e dytë, e ekipi i tij St Pauli ka eliminuar Dynamo Dresdenin për të arritur në të tetën e finales së Kupës së Gjermanisë sonte.
Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 2-2, ndërsa në minutën e 101 të ndeshjes ka qenë Christopher Buchtmann që zgjodhi dilemat e të kualifikuarit në këtë përballje me 2-3.
Paqarada shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 63 të ndeshjes për 0-1, ndërsa asistoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 71 për 1-2.
Leart Paqarada më parë kishte deklaruar se nuk do të luajë për Kosovën derisa ajo të drejtohet nga Bernard Challandes. Mbetet të shihet nëse selektori i ardhshëm i Kosovës do ta ftojë futbollistin në grumbullimin e radhës.
Leart Paqarada 0-1! pic.twitter.com/WJgijwpnII
— FC St. Pauli Chania Club (@FcspChania) October 27, 2021