ESTONI
Besar Halimi 60-minuta në barazim
27 October, 2021 @15:53
Futbollisti i Kosovës, Besar Halimi, ka qenë startues dhe ka luajtur 60-minuta për ekipin e tij Riga sot, ndërsa skuadra ka barazuar ndaj Valmieras 1-1.
Mesfushori i Kosovës ka marrë edhe një karton të verdhë në këtë ndeshje, ndërsa ekipi i tij me këtë barazim është në pozitën e tretë të renditjes tabelare të elitës së futbollit estonez dhe me gjasa të mira për të siguruar garat evropiane.