RONALD KOEMAN
I shkarkuar!
28 October, 2021 @0:07
Ronald Koeman do të largohet që sot nga detyra e tij si trajner i Barcelonës! Njoftimi i fundit vjen nga mediat spanjolle, pas humbjes turpëruese nga Rayo Vallecano 1-0, ndërsa ekipi nuk arriti të shfrytëzojë as penalltinë e fituar.
Edhe pas dy muajve të kaluara në edicionin e ri të La Ligas, ekipi nuk po tregon kurrëfarë përmirësimi dhe kjo ka përshpjetuar vendimin final për trajnerin holandez të skuadrës.
Ndërrimi i trajnerit u kërkua me çdo kusht nga shumë zëra brenda klubit, ka kuptuar Mundo Deportivo menjëherë pas ndeshjes së humbur nga Rayo, pasi që fitorja në duelin e 2 nëntorit në Kiev ndaj Dinamos në kuadër të Ligës së Kampionëve është patjetër për të shpresuar në kualifikim në fazën pranverore të garës.
E para pak çastesh, MundoDeportivo ka shkruar se vendimi është marrë dhe pritet zyrtarzimi i largimit të Koemanit të enjten më 28 tetor.