ARBËRIA - VITIA

Arbëria mposhtë Vitinë, barazon pikët me liderin
29 October, 2021 @14:57
Në ndeshjen hapëse të xhiros së XI në Ligën e Parë, Arbëria nga Dobraja ka shënuar fitore ndaj Vitisë.
Ndeshja mes skuadrave në fjalë u luajt në stadiumin me bar sintetik në Shtime dhe u mbyll me rezultat 2-0 [Vojvoda, Zabërgja] për Arbërinë.
Me këtë fitore, Arbëria i barazon pikët me liderin e Grupit B të Ligës së Parë, Ramiz Sadikun, por ky i fundit ndeshjen e xhiros nuk e ka luajtur ende.
Në anën tjetër, Vitia momentalisht ndodhet e fundit në këtë grup.
Ndeshjet e tjera të xhiros në Ligën e Parë luhen nesër dhe pasnesër.