ARDIAN NUHIU, PARA NDESHJES

Me seriozitet ndaj Malishevës
29 October, 2021 @15:46
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes ndaj Malishevës ka thënë se kundërshtari duhet respektuar maksimalisht, për shkak të lojërave që ka treguar dhe vështirësive që ka pasur Drita për ta mposhtur herën e kaluar.
Drita pret Malishevën nesër me fillim në ora 13:00 në stadiumin e qytetit të Gjilanit.
“Kam respekt për kundërshtarin, skuadër që ka treguar se mund të befasojë çdo skuadër. Ndeshja don që të qasemi me seriozitetin më të madh dhe do qasje të plotë. Jam i lumtur me fitoren e fundit dhe me formën e skuadrës. Kundërshtari nesër do respekt dhe e kemi ndjerë edhe në lëkurën tonë në ndeshjen e parë se sa me vështirësi e kemi fituar takimin. Do të kërkojë nga futbollistët që të dalin tek vetvetja dhe të mundohen të luajnë mënyrën e lojës që ne kërkojmë”, ka thënë trajneri Nuhiu.
Drita aktualisht është e katërta në renditje me 19 pikë, ndërsa Malisheva e gjashta me 12 pikë.
Drita kishte mposhtur Malishevën në takimin e parë të tyre në Superligë, në xhiron e tretë të stinorit, me rezultat minimal 0-1 me golin e Ardit Tahirit.