Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAHIR BATATINA

Batatina: Këta djemë prezentojnë një qytet futbolli

Batatina: Këta djemë prezentojnë një qytet futbolli


28 February, 2021 @16:03

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka lëvduar ekipin e tij pas fitores së sotme ndaj Ballkanit me rezultat minimal 1-0.

RAPORTI I NDESHJES

Numri një i llapjanëve fillimisht dha komplimente për lojën taktike të ekipit të tij, që sipas tij ishte çelësi i fitore.

“Mendoj që kemi qenë të vëmendshëm, për arsye se deri sot Ballkani ka qenë në pozitën e parë, që është një skuadër shumë e fuqishme. Besoj që taktikisht kemi luajtur atë lojë që mos të pësojmë gol dhe të presim momentin për të realizuar një gol. Edhe pse patëm mundësi në pjesën e parë me Veliun, nuk e shfrytëzuam mirë atë rast. Sido që të jetë ne luajtëm ashtu siç na u duhej taktikisht si skuadër dhe dhamë maksimumin në fushë”, tha ai.

Tutje, Batatina lëvdoi në veçanti edhe lojtarët e ekipit, duke thënë se ata po i mbrojnë në mënyrën më të mirë ngjyrat e Llapit dhe qytetit të Podujevës si një qytet i futbollit.

“Ajo që më pëlqeu më së shumti është se skuadra po luan në mënyrën taktike jashtëzakonisht mirë. Po punojmë gjatë gjithë javës në seancat stërvitore dhe kur skuadra i kryen detyrat e trajnerit, mendoj që nuk do të mungojnë as rezultatet. E pamë që djemtë e dhanë maksimumin. Merita është e këtyre futbollistëve, të cilët e prezentojnë një qytet të madh. Llapi dhe Podujeva është një qytet i futbollit. Besoj që këta djemë më së miri po i mbrojnë ngjyrat e këtij klubi ku ka dalur edhe legjenda Fadil Vokrri”, përfundoi tekniku i Llapit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga