DEDIKIMI
Batatina me dedikim special për fitoren e 100-të
19 October, 2021 @16:32
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas fitores së shënuar sot ndaj Ulpianës 0-6 ka bërë një dedikim special, kjo pasi që fitorja e sotme ka qenë e 100-ta për te si kryetrajner i llapjanëve.
“Fitoren e madhe sot, të 100-tën jubilare nën drejtimin e KF Llapi ia dedikoj komandantit legjendar Zahir Pajaziti, dëshmorëve të kombit, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së. Nga mali bashkë me ju, tash po shkruaj histori në liri me rininë e vendit tim,” ka shkruar Batatina në faqen e tij të Facebookut pas ndeshjes së fituar.