BUNDESLIGA

Bayern fundos Braunschweigun
19 April, 2014 @18:15
Skuadrës e cila e siguroi titullin javë më parë në Bundesligë, Bayern Munchen, ia pa sherrin edhe ekipi Eintracht Braunschweig.
Bavarezët e futën edhe më shumë në telashe Braunschwiegun në luftë për mbijetesë, pasi e mposhtën me rezultat 0-2.
Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola morrën hov në 15 minutat e fundit të ndeshjes dy realizuar me anë të Claudio Pizarros (75’) dhe Mario Mandzukicit (86’).
Tek ekipi vendas, në minutën 83’ u inkuadrua në lojë sulmuesi nga Kumanova, Orhan Ademi, i cili nuk arriti të bëj diç më shumë për ta shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.
Te Bayerni, Xherdan Shaqiri nuk luajti për shkak të lëndimit, kurse i riu Ylli Sallahi, i cili javë më parë debutoi në Bundesligë, nuk ishte i përfshirë fare në formacion për këtë ndeshje.
Rezultatet dhe tabela aktuale.