BUNDESLIGA

Manuel Geisser
Mehmedi dy gola, Xhaka skuqet
19 April, 2014 @17:40
Në ndeshjen ndërmjet Freiburgut dhe Borussia Monchengladbachut në Bundesligë, futbollistët shqiptarë ishin në plan të parë, si për të mirë, ashtu edhe për të keq.
Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Freiburgut, Admir Mehmedi, i cili me dy gola dhe një asistim ishte kontribuesi më i madh në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 4-2.
Në anën tjetër, Granit Xhaka, i cili pas një kohe të gjatë iu kthye formacion të parë të Monchengladbachut, në minutën 69’ u ndëshkua me karton të kuq pas kartonin të dytë të verdhë dhe u detyrua ta lëshojë ndeshjen para kohe.
Me këtë fitore Freiburg ka bërë një hap të madh drejt mbijetesës, kurse Monchengladbach që po lufton për të siguruar një vend për kupat europiane, ka humbur avantazhin me rivalët e drejtpërdrejtë, Wolfsburg dhe Bayer Leverkusen.
Rezultatet dhe tabela aktuale.