FITON ATLETICO

Diego Costa, kthehet me gol
18 April, 2014 @22:26
Atletico Madrid ka arritur që të shënojë fitore më të vështirë sesa që ka paramenduar ndaj Elches, që po lufton për mbijetesë.
Në duelin e dy skuadrave me qëllime krejtësisht të kundërta në La Liga, ekipi i Diego Simeones i është afruar edhe pak titullit - që do të shkruaj historinë në elitën spanjolle.
Pas dështimit nga penalltia në fillim të pjesës së dytë, që nuk e realizoi David Villa, madrilenët sikur u ngrinë dhe filluan të tremben nga mosarkëtimi i trepikëshit.
Por, në minutën e 72-të të ndeshjes në skenë del qendërmbrojtësi brazilian i ekipit për të vazhduar shpresën. Miranda shënoi për 1-0, derisa krejt në fund edhe sulmuesi i rikthyer nga lëndimi, Diego Costa, ka shënuar për vulosjen e fitores së Rojiblancove dhe çlirimin nga presioni i kësaj fundjave.
Atletico Madrid, tashmë edhe një javë do të jetë e qetë dhe vazhdon të udhëheq luftën e madhe drejt titullit kampion kundrejt dy gjigantëve botëror, Real Madrid dhe Barcelona.
Rezultatet dhe tabela aktuale.